Telenews

Mehmetaj për ministrin Peci: I korruptuar deri në asht

Në vazhdën e debatit për skandalin e mishit, i cili u shit në Shqipëri si i Kosovës e që në të vërtetë ishte nga Brazili, gazetari Lirim Mehmetaj e ka cilësuar ministrin Faton Peci si njeri të korruptuar.

Mehmetaj, në “Debat Plus”, tha se ministri Faton Peci ka ardhur në pushtet me parimin kundër korrupsionit, por që, sipas tij, ka përfunduar i korruptuar “deri në palcë”.

“Je ardhë me bë transformime të jashtëzakonshme, e ke kartën kryesore mungesën e korrupsionit, e tash po e shohim se je i korruptuar në asht, në palcë. Më e keqja nuk je i interesum aspak me u marrë me atë problem. E pastaj duhet me bartë fajin te ndonjë gazetar”, tha ai.

Sipas Mehmetajt, në Ministrinë e Bujqësisë ka edhe më shumë skandale të tjera sesa vetëm ky i mishit dhe i kompanisë “Apetit”.

source

Të ngajshme

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Yllka Gashi

Alarmante, mbi 100 aksidente rrugore gjatë 24-orëve të fundit

Yllka Gashi

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë para Picerisë “Doro” në Prishtinë

Yllka Gashi