Telenews

Mërgimtari i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për Thaçin: E kam pa ëndërr veten t’u e djeg për të

Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka takuar vetëm tri herë gjatë jetës së tij. Por, për Vesel Bajramin, Thaçi është gjithçka.

“Është njëri i shekujve. Shqiptarët vetëm tre njerëz i kanë të rangut të Thacit, është Skënderbeu, është Enver Hoxha dhe Hashim Thaçi. Ish-presidenti është ikonë, është liria, pavarësia, është shteti i Kosovës.

Ndër të tjera, Veseli i cili jeton në Gjermani, gjatë kësaj interviste, tha që ka dhimbje të madhe që nga koha kur Thaçin e kanë dërguar në Hagë, dhe që shpesh e sheh në ëndërr.

“Në fakt unë e kam një familje të mrekullueshme, dhe më vjen çudi qysh nuk më xhelozojnë. Që nga marrja peng e presidentit Hashim Thaçi, kam dhimbjen emocionale për këtë njeri. Jam në gjendje të bëj gjithçka për Thaçin. Jam në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të. Kam pa ëndërr si lloj proteste, ta djegi vetën në sallën e Hagës”, tha Veseli për T7.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi