Telenews

Mësohet identiteti i kosovarit të plagosur në Shëngjin, arrestohet i dyshuari

Mediat shqiptare kanë publikuar edhe identitetin e kosovarit të plagosur sonte në Shëngjin.

Ai është identifikuar si Hazir Berisha, 59-vjeçar, dhe sipas policisë është plagosur nga 66-vjeçar po nga Kosova, pas një konflikti çasti.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Të ngajshme

Shtatë kategori të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj