Telenews

Miliarderi britanik Jim Ratcliffe dëshiron ta blejë Manchester United

Miliarderi britanik Jim Ratcliffe është i interesuar që ta blejë skuadrën angleze Manchester United.

Kështu raporton “Bloomberg” duke thënë se familja Glazer është e gatshme të shesë një sasi të vogël të aksioneve të klubit, transmeton Klan Kosova.

“Nëse klubi është në shitje, Jim është padyshim një blerës potencial”, tha zëdhënësi i Ratcliffe për gazetën londineze “The Times” duke shtuar se “nëse diçka e tillë do të ishte e mundur, ne do të ishim të interesuar të bisedonim me synimin për pronësi afatgjate.”

Manchester United, 20 herë kampionë të Anglisë, momentalisht janë në fund të tabelës së Premiere Ligës pasi humbën të dyja ndeshjet e para të sezonit nën menaxherin e ri Erik ten Hag.

Fillimi i mjerueshëm ka intensifikuar kritikat ndaj pronarëve amerikanë, vëllezërve Glazer shtuar këtu  edhe mendimin e përgjithshëm të tifozëve që këtë situatë ia faturojnë  mungesës së investimeve në ekip.

Deri tani klubi ka dështuar të sjellë emra të mëdhenj në klub gjersa ende është e paqartë e ardhmja e Cristiano Ronaldos i cili hapur ka shprehur dëshirën për t`u larguar nga klubi.

Klubi ka pasur vështirësi që kur Sir Alex Ferguson u tërhoq në vitin 2013 dhe nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2017.

Të ngajshme

Basketboll / Superliga e Kosovës me 4 super-ndeshje, vëmendja në Therandë

Donat Hashani

E turpshme: Qipro ndalon simbolet e karateistëve nga Kosova (FOTO)

Donat Hashani

Rahoveci pritet të bëhet me stadium të ri, ky është lokacioni ku mund të ndërtohet

Donat Hashani