Telenews

Ministrat e BE-së pajtohen për reduktim të gazit nëse Rusia ndal furnizimin

Ministrat e energjisë të BE-së kanë rënë dakord që vendet e tyre të reduktojnë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimet.

Pas bisedimeve të martën, anëtarët e BE-së ranë dakord që vendet e tyre duhet të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% nga gushti në mars.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur!”, ka shkruar në Twitter Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së.

Megjithatë, ka sugjerime se marrëveshja ishte dobësuar me vendet që kanë kërkuar përjashtime.

“Në një përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimit me energji të BE-së, vendet anëtare arritën sot një marrëveshje politike për një reduktim vullnetar të kërkesës për gaz natyror me 15% këtë dimër”.

“Qëllimi i reduktimit të kërkesës për gaz është që të bëhen kursime përpara dimrit në mënyrë që të përgatiten për ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz nga Rusia, e cila vazhdimisht përdor furnizimet me energji si armë”, tha BE-ja.

Marrëveshja thotë se reduktimi i kërkesës për gaz do të bëhet i detyrueshëm nëse shpallet një “alarm i Unionit” nëse siguria e furnizimit arrin nivelet e krizës.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi