Telenews

Ministri Faton Peci përfshihet në një aksident trafiku, pëson lëndime të lehta

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vetura në të cilën ndodhej ai, është përfshirë në një aksident.

Peci ka thënë se kjo ka ndodhur teksa ishte rrugës në një nga vizitat e tij të përjavshme në terren.

Ai ka njoftuar se ka pësuar lëndime të lehta, por pa pasoja serioze.

“Të dashur qytetarë, miq e dashamirë,
Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze.
Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, ka shkruar Peci.

Të ngajshme

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta

Dhurata Dora në duet me DJ Snake, kënga lansohet këtë verë me klip

Blearta

Fushatë e qetë, por mbi 100 mijë euro u shpenzuan për sponsorizime digjitale

Blearta