Telenews

Ministria e Kulturës: PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka vlerësuar se PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar.

Në hapjen e këtij festivali ka marrë pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku.

“Ky vit e gjen festivalin me një boshllëk të madh, pa të parën e tij, të ndjerën Vjosa Berisha. Ky edicion i dedikohet kujtimit të saj dhe gjithë përpjekjeve të saja për ngritjen e nivelit të kinematografisë në Kosovë”.

“Hapja e festivalit u bë me filmin “Vera andrron detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe producent Shkumbin Istrefi, ndërsa pjesëmarrësit ishin të shumtë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku”.

“PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar, pasi që përveç që sjell kualitetin kinematografik botëror në ekranet e Prishtinës, gjithashtu ndihmon në kultivimin e kinematografisë vendore duke ndihmuar filmbërësit të marrin fillimet e mbara në projektet e mëdha filmike të cilat shpesh po përfundojnë në festivalet më të mëdha botërore”.

Të ngajshme

Rexha për koncertin në Zvicër: Nuk u arrestua askush, ishin dezinformata

Donat Hashani

‘Deri kur..’, Edona Llalloshi me këngë dedikuar grave të vrara nga partnerët e tyre

Donat Hashani

”Ti kam fal” projekti i ri muzikor nga Fitim Curri

Donat Hashani