Telenews

Mostrat e ujit të pijes nga fshatrat e Deçanit, MSH: S’ka vend për shqetësim

Ministria e Shëndetësisë është njoftuar sot nga IKSHPK-ja se me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
Në një postim në Facebook, MSH-ja ka bërë të ditur se janë bërë analizat fiziko-kimike dhe se nesër e pasnesër do t’i kenë analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.
“Në koordinim me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e Deçanit,  Bashkim Ramosaj, për t’u informuar nga afër. MSH është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKSHPK,  Zyrën rajonale të IKSHPK në Pejë dhe Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësve”, thuhet në postim.
MSH thotë se nuk ka vend për shqetësim dhe se nesër bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSH-së do të jenë në Pejë, te qendra rajonale e IKSHPK-së dhe në Deçan ku do të takohen me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues të QKMF-së.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj