Telenews

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje afatshkurtra, lokale shiu. Në viset malore priten reshje shqote e bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ajo minimale deri në 6 gradë  Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje të herëpashershme bore.

Të enjten na pret mot i vranët dhe pak më i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga verilindja. Priten reshje shiu nëpër ultësira e reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e shqotes dhe bores mund të paraqiten edhe në disa vise pak më të ulëta mbidetare, por nuk duhet priteur borë në të gjitha vendet e ulëta dhe po ashtu nuk priten reshje të mëdha.

Të premtën përmirësim i motit dhe priten vranësira e intervale kohore me diell.

Për fundjavë pak më ngrohtë në Kosovë, ndërsa në Shqipëri nga e shtuna pasdite reshje lokale shiu të cilat të dielën do të përfshijnë edhe Kosovën.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj