Telenews

MOTI PËR SOT NË KOSOVE, MUND TË BIE EDHE BORË!

Ftohtë me shi e borë ditën e diel. Javën e ardhshme kthjellime dhe rritje e temperaturave, parashikon “Prishtina Weather”.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa orëve të mëngjesit edhe më ftohtë ditën e hënë dhe të martë.
Datat:

10.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira.  Në mëngjes reshje shiu, vende-vende të përziera edhe me borë.  Në vise malore borë.  Ditën riga lokale shiu.  Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e vransirat shpërndahen.
11.04 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe vransira të pakta lokale.
12.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
13.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat në rënie ditën e diel.  Deri në 7C zbresin maksimalet e minimalet edhe deri në 0C ditën e hënë dhe martë.  Më pas temperaturat shënojnë rritje deri në 5C, minimalet, e maksimalet rriten deri në 20C ditën e mërkurë.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 8-16m/s ditën e shtunë, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veriore e veriperëndimore.
Shtypja atmosferike pas rënies që pëson ditën e shtunë, nga e diela gradualisht në rritje.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj