Telenews

Moti sot dhe gjatë ditëve në vijim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira lokale dhe intervale kohore me diell. Do të jetë mjaft ngrohtë, ndërsa erëra do të fryjnë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund në disa vise priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Të hënën na pret mot mjaft jo-stabil, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Pasdite pritet një sistem me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje ulje e ndjeshme e temperaturave dhe në disa vise priten reshje bore.

Reshje dhe rrebeshe lokalisht intensive të hënën priten edhe në Shqipëri. Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Në mbrëmje vonë ose gjatë natës ulje e temperaturave dhe reshje bore në shumë zona kodrinore-malore të rajonit, por reshjet e borës nuk do të zgjasin shumë.

Të martën na pret mot i ftohtë, me erëra të ftohta nga veriu, intervale kohore me diell, vranësira e reshje afatshkurtra bore vetëm në disa rajone të koncentruara më shumë në viset kodrinore-malore.

Nga e mërkura rritje të lehta të temperaturave, ndërsa priten vranësira dhe intervale kohore me diell.

Të ngajshme

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve në Ukrainë

Hafize Elshani

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani