Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy vdekje dhe 224 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në Kosovë janë 3.191 raste aktive me COVID-19.
Megjithatë, gjatë këtij 24 orëshi janë shëruar 867 qytetarë.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar, por në 24 orët e fundit janë dhënë 7 doza të vaksinës.
MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës kundër COVID-19. Andaj, me dozën e katër të vaksinës janë vaksinuar 1.659 qytetarë.
Kurse, personat mbi moshën 12 vjeçare rekomandohen nga MSH-ja që të vaksinohen deri në dozën e tretë përforcuese.

