Telenews

Ndryshimet në qeveri, betohen pesë ministrat e rinj të Shqipërisë

Ministrat e rinj bënë sot betimin në presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.

Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

Pa asnjë surprizë, Kuvendi miratoi të hënën ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Arbjan Mazniku si ministër i shtetit për pushtetin vendor mori 73 pro dhe 35 kundër. Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë u mbështet me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër. Igli Hasani ministër për Europën dhe Punet e Jashtme mori vota 74  pro, dhe 33 vota opozitarësh kundër. Kalimin e Ogerta Manastirliut nga ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Arsimit u mbështet nga 72 deputet, 35 votuan kunëdr dhe 1 abstenim. Ndërsa rikthimi Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë u mbështet nga 73 deputet dhe u kundërshtua nga 27 të tjerë.

Të vetmet ndryshime që nuk u miratuan në këtë seancë plenare ishin ato në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Parlamenti nuk votoi shkarkimin nga detyra të ministrës së Ekonomise dhe Financave, Delina Ibrahimaj për shkak se fillimisht pasardhësi i saj në këtë detyrë duhet të lirohej nga pozicioni që kishte deri më tani në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Të ngajshme

Organizimi po shkon shumë mirë, qytetarët gati për protestën nesër në Tiranë

Donat Hashani

Verifikohen 74% të vendvotimeve në Mitrovicë: Tahiri 50.04%, Peci 45.76%

Donat Hashani

Shkon në 67 mijë e 967 numri i të vrarëve në Gaza

Donat Hashani