Në sondazhin e PIPOS të publikuar sonte në Klan Kosova, një pjesë e qytetarëve janë përgjigjur në disa pyetje rreth politikës në Kosovë.
Sipas sondazhit, në pyetjen se “Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën parti politike do të votonit?”, përqindjen më të madhe e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje më 40.90 për qind.
Pas VV-së është radhitur LDK më 21.50 për qind, PDK më 20.40 për qind, AAK-NISMA më 9 për qind.
4.6 për qind prej tyre janë shprehur se janë të pa vendosur.


