Telenews

Nga aeroporti, direkt në stërvitje, ky është futbollisti që iu bashkua Shqipërisë në minutat e fundit

Udhëtimi rraskapitës nga Amerika e largët, ka bërë që Enea Mihaj të ishte emri i fundit që i bashkohej Kombëtares shqiptare për përgatitjen e ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Qendërmbrojtësi është bërë pjesë e Atlanta Junajtid në MLS dhe ky ishte udhëtimi  parë ndërkontinental që kur iu bashkua klubit amerikan, meqë nuk u ftua për ndeshjet e shtatorit.

Mihaj këtë radhë nuk mungoi në listën e Silvinjos, por ishte një mungesë në stërvitjen e së hënës, teksa mund të ndodhte e njëjta gjë për të martën. Udhëtimi i gjatë ka bërë që ai të mbërrinte vetëm sot në drekë në Shqipëri dhe pas një ndalese të shkurtër në hotel, ka shkuar menjëherë te “Shtëpia e Futbollit” për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për stërvitjen.

Ai mbërriti sapo ekipi kishte filluar ushtrimet nën urdhrat e trajnerit Silvinjo, duke qenë në gjendje që të merrte pjesë në seancën e sotme. Mihaj shihet si një alternativë e rëndësishme për prapavijën nga trajneri Silvinjo, sidomos në këtë moment kur mungojnë në grumbullim dy emra si Ismajli e Kumbulla.

Të ngajshme

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj