Telenews

Ngjarjet e datës 17 korrik

Për nder të 20-vjetorit të themelimit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit do të organizojë ceremoninë qendrore përmbyllëse të “Javës së Agjencisë”, me moton “20 vjet transparencë dhe integritet duke rritur Besimin, duke parandaluar korrupsionin”. Merr pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. (Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, ora 10:00)

Promovohet libri “Bashkëbisedim me Fadil Vatën 1989” i Hajdin Abazit. (Instituti Albanologjik, kati i parë, ora 12:00)

 

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë- Mali i Zi për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Marrin pjesë ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, dhe ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj. Të dy ministrat do të deklarohen për media. (Objekti i ish-Rilindjes, kati 18, Salla e Takimeve, Prishtinë, ora: 14:00)

Avokati Gent Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq. (Prokuroria Speciale e Kosovës, ora 14:00)

 

Lumbardhi prezanton programin e kinemasë verore në Doku Kino Plato! Persepolis (2007) Regjia: Marjane Satrapi, Vincent Paronnaud  (Kinemaja e hapur në Doku Kino Plato)

 

Nga 17 deri më 19 korrik Studiot e hapura: shfaqje filmi (Në përsëritje) “Archive of Absence” nga kolektivi në rezidencë Elidor Mëhilli dhe Ilir Tsouko Kinema (14:00 — 17:00)  (Vila 31 X Art Explora, rruga “Ibrahim Rugova “, Tiranë)

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 17 Korrik

Rrezarta Ramaj

Konjufca: SHBA-ja mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

KushtrimGuraj

Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe, i quan “të neveritshme”

KushtrimGuraj