Një 18 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.
“Mund ta konfirmoj se viktima është i lindur në vitin 2004, pra është 18 vjeçar dhe është shtetas i Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kryeziu tha se vozitësi i makinës është ndaluar për 48 orë.
“Makina me të cilin është shkaktuar aksidenti është me targa të Shqipërisë. Edhe shoferi është shtetas i Shqipërisë. Ai është ndaluar për 48 orë për shkak të shkaktimit të aksidentit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë”.
https://telenews.al/lajme/vetaksident-ne-autostraden-ibrahim-rugova-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar/?fbclid=IwAR1P2Gj8PvDN1QoQlT5kv7VOjngXPDlfivonpXxqjAaM_IYt8kXEsNwbJnA