Telenews

Një i vdekur nga përplasja e një veture dhe kombibusit në Klinë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti sonte në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilat janë përfshirë nga flakët.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në orën 19:05.

“Policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri. Një person, i cili ka mbetur brenda ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj