Telenews

Një vit luftë/ Biden: SHBA, plotësisht e përkushtuar për sigurinë e Izraelit

Presidenti amerikan ka lëshuar një deklaratë për të shënuar përvjetorin e parë të sulmeve të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.

Joe Biden thotë se grupi militant filloi “brutalitet të papërshkrueshëm” në vend dhe SHBA-ja mbetet “plotësisht e përkushtuar” për të garantuar sigurinë e Izraelit, shkruan Sky News.

“Sulmi i 7 tetorit solli në sipërfaqe kujtime të dhimbshme të mbetura nga mijëra vjet urrejtje dhe dhunë kundër popullit hebre. Atëherë ia bëra të qartë popullit të Izraelit: ju nuk jeni vetëm. Një vit më vonë, zëvendëspresidentja Harris dhe unë mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë së popullit hebre, sigurisë së Izraelit dhe të drejtës së tij për të ekzistuar”, theksoi Biden.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj