Telenews

Njomza Emini zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini është emëruar anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian.

Në një garë të fortë mes shteteve anëtare të Komitetit Paralimpik Evropian, Njomza Emini, Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës, është zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian, për mandatin 2025–2029. Votimi i Eminit u bë në Asamblenë e Përgjithshme të EPC-së, të mbajtur më 30 gusht në Londër, ku morën pjesë 45 shtete anëtare nga gjithë kontinenti.

Presidentja e KPK-së, Njomza Emini, rezultoi më e votuara në mesin e shteteve pjesëmarrëse, me një sukses të jashtëzakonshëm diplomatik, duke lënë pas në këtë votim përfaqësues nga vende si Britania e Madhe, Serbia, Izraeli, e të tjera. Në këtë mbledhje, president i EPC-së u rizgjodh holandezi Raymon Blondel, i cili në prill të këtij viti, me ftesë të presidentes Emini vizitoi Kosovën.

 

“Teksa bëhen dy vite nga pranimi i Kosovës në Komitetin Paralimpik Evropian, ne jemi tashmë edhe pjesë e organit më të lartë ekzekutiv të kësaj instance. Për mua është ndjenjë e jashtëzakonshme që të marr besimin e homologëve të mi dhe të dal si më e votuara në këtë konkurrencë”, tha Presidentja Emini. Ajo u shpreh e lumtur që, përmes saj, parasporti kosovar do të ketë edhe më tepër zë dhe hapësirë për zhvillim.

parasporti kosovar do të ketë edhe më tepër zë dhe hapësirë për zhvillim.

Emini udhëheq Komitetin Paralimpik të Kosovës që nga viti 2011, duke kontribuar në çdo hallkë të zhvillimit të parasportit në vend, që nga strukturimi i parë institucional, te përfaqësimet ndërkombëtare dhe së fundmi, pjesëmarrjen historike të Kosovës në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”.
Për Komitetin Paralimpik të Kosovës kjo nuk është vetëm një fitore për përfaqësim, është hapja e një epoke të re të ndikimit, bashkëpunimit dhe fuqizimit të zërit të parasportistëve tanë, në një tavolinë ku deri dy vite më parë nuk kishim as ulëse.

Të ngajshme

Rezultonte i zhdukur që prej muajit maj, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar

Donat Hashani

Gërvalla takohet me Emisaren britanike: Theksova synimin tonë të qartë për anëtarësim në NATO

Donat Hashani

Zjarri shpërthen në një deponi ilegale të mbeturinave në Shkabaj

Donat Hashani