Telenews

Noizy dhe Loredana në një lidhje dashurie? E thotë kundërshtari i reperit

Reperi i njohur, Noizy dhe Loredana thuhet se aktualisht janë në një lidhje dashurie. Ka qenë pikërisht, kundërshtari i Rigels Rajkut, Cllevio që e ka thënë disa javë më parë.
Në një video live, ai ka thënë se Noizy nuk flet me Mozzikun për këtë arsye.
“E di çka mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh Cllevio.

Kujtojmë që Noizy dhe Mozzik muaj më parë publikuan një këngë së bashku dhe duket se raportet e tyre ishin të mira, por në javën e fundit u pa se dyshja i kanë prishur marrëdhëniet.
Noizy publikoi këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me Loredanën,ndërsa, Mozzik publikoi këngën “Pare” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Taynën.
Pas publikimit të këngëve, Noizy akuzoi treshën, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik, për blerje të klikimeve te kënga “Pare”. Sakaq, dyshja nuk e kanë më njëri-tjetrin “follow” në Instagram.

Të ngajshme

Përdori emrin e Dua Lipës për të shitur produkte pa leje, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore

Rrezarta Ramaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen dorë për dore në New York –

KushtrimGuraj

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Rrezarta Ramaj