Telenews

Notepad me përmirësime të konsiderueshme pas 40 vjetësh

Përdoruesit e Windows 11 tani kanë veçori të Word brenda Notepad.

Microsoft më në fund po mundëson veçoritë e “kontrollit të drejtshkrimit” dhe “autokorrigjimit” për aplikacionin Notepad në Windows 11, transmeton Telegrafi.

Funksionet e përmendura mbërrijnë pas 40 vjetësh, që nga momenti kur në Windows u prezantua editori i thjeshtë i tekstit në 1983.

Microsoft filloi testimin e veçorive në mars, dhe tani i ka vënë në heshtje të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Windows 11.

Kontrolli drejtshkrimor i Notepad është pothuajse identik me mënyrën se si Word ose Edge shënojnë fjalët e shkruara gabim, me një vijë të kuqe të nënvizuar për të treguar qartë gabimin.

Përdoruesi mund të aktivizojë ose çaktivizojë kontrollin drejtshkrimor në Notepad për Windows 11 nën menunë e cilësimeve.

Kur bëhet fjalë për opsionin e korrigjimit automatik, gabimet e shkrimit korrigjohen automatikisht kur aktivizohet kontrollimi i drejtshkrimit. Ky opsion gjithashtu mund të çaktivizohet në cilësimet.

Notepad për Windows 11 ka kohë që ka marrë përmirësime dhe veçori të reja, duke përfshirë numëruesin e karaktereve, modalitetin e errët, skedat, integrimin e Copilot dhe më shumë. /Telegrafi/

Të ngajshme

Apple humb miliarda në treg pas prezantimit të iPhone 17

Valjeta Turkaj

Kini kujdes çfarë fotografoni, mund ta prishni kamerën tuaj – kështu pretendon pronari i një iPhone 16 Pro

Donat Hashani

Gjithçka që duhet të dini për 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max

Valjeta Turkaj