Telenews

Nuk i ka prerë flokët prej 17 vjetësh, njihuni me ‘princeshën Rapunzel’

Një grua e cila ka rritur flokët e saj për
17 vjet, mund të quhet tashmë ‘princesha Rapunzel’.

Flokët e saj arrijnë një gjatësi prej më shumë
se dy metra, të cilin 42-vjeçarja e kap topuz për të mos prekur dyshemenë.

Rin Kambe i duhet një orë për të larë flokët, dy orë për t’i tharë dhe i duhet ta ndryshojë shpesh pozicionin e topuzit për shkak se pesha e tij e rëndë i shkakton dhimbje koke. “Nëse i mbaj të lëshuar, kam probleme me çdo veprim, mund të pengohem.  Nuk shkoj dot as në tualet, jo më të ndërroj veshjet apo të ha supë me makarona. Kur i mbaj flokët lëshuar, ngurroj të dal jashtë”.

“I laj flokët dy herë në javë dhe i trajtoj.
Pasi i laj, i thaj shpejt me tharëse. Më duhet një orë që t’i laj dhe të
trajtoj skalpin,  dy orë për t’i tharë e
krehur. Bëj më të mirën që flokët e mi të 
mos dëmtohen, më nevojiten tre orë”, thotë japonezja nga Tokio.

“Ndihem sikur floku është partneri im më i shtrenjtë në jetë. Vazhdon të rritet çdo ditë. Zakonisht, reagimi i parë i njerëzve është nëse janë apo jo të vërteta. Kur e mësojnë, janë sa të habitur aq edhe të mrekulluar”.

Rin është modele në profesion dhe vendosi t’i
zgjaste flokët sepse modeli i shkurtër nuk e bënte të ndihej sikur njerëzit e
mbanin mend. Ajo donte të dallohej dhe të nderonte kulturën japoneze, pasi
floku i gjatë është një simbol i princeshave në periudhën e dinastisë Heian.

The post Nuk i ka prerë flokët prej 17 vjetësh, njihuni me ‘princeshën Rapunzel’ appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Gjendet i vdekur një burrë në shkallët e një ndërtese në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Vetaksident në Baicë të Istogut, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj