Telenews

“Nuk ka asgjë të keqe”, këngëtarja e njohur pranon se i godet fëmijët kur sillen keq

“nuk-ka-asgje-te-keqe”,-kengetarja-e-njohur-pranon-se-i-godet-femijet-kur-sillen-keq

Teksa po fliste për mënyrën se si i disiplinon fëmijët e saj, Kelly Clarkson pranoi se ka përdorur edhe ndonjë shuplakë.

Ylli i American Idol, 40 vjeç, ndan vajzën River Rose, tetë vjeç dhe djalin Remington, gjashtë vjeç, me ish-burrin e saj Brandon Blackstock, nga i cili u nda në vitin 2020.

Kelly, e cila së fundmi u nderua me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, foli për mënyrën se si i disiplinon dy fëmijët e saj. Ajo shpjegoi se si prindërit e kishin goditur atë gjatë fëmijërisë së saj. “Prindërit e mi më kanë dhënë shuplaka dhe unë jam mirë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë, ndaj e praktikoj.

Është pak problem kur je në publik, sepse njerëzit mendojnë se është e gabuar, por unë nuk shoh asgjë të keqe te një goditje”, u shpreh Clarkson duke shtuar më tej: “Unë e paralajmëroj dhe i them ‘Hej, do të të godas nëse nuk ndalon”.

 

Të ngajshme

Kuku çka kish n’Tik Tok / Sevdai Radogoshi flet për të rinjtë shqiptar

Donat Hashani

Skandalet në veshjet e këngëtareve të estradës kosovare (VIDEO)

Donat Hashani

VIDEO/Heidi shfrenon fantazinë, ulet në prehrin e Romeos dhe bën lëvizje provokuese

Donat Hashani