Telenews

Nuk ndalen rastet e rënda në Kosovë, therret me thikë edhe një qytetar në Gjilan

Një qytetar i moshësh 24-vjeçare ka marrë lëndime pasi është therur me thikë në rrugën “Isa Boletini” në Gjilan.

Viktima fillimisht është dërguar në Emergjencën e Gjilanit, mirëpo për shkak të lëndimeve është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Kështu ka bërë të ditur Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani ka shtuar se i dyshuari për këtë rast është në kërkim dhe se i njëjti është i njohur për organet e rendit.

“I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.  Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Osmani.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj