Telenews

​OBSH: Lija e majmunëve përhapet në Australi, Francë dhe Gjermani

Autoritetet në Australi, Francë dhe Gjermani konfirmuan sot rastet e tyre të para të lisë së majmunëve pasi sëmundja e rrallë ka vazhduar të shfaqet në një numër në rritje vendesh anembanë globit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se ishin konfirmuar rreth 80 raste dhe 50 të tjera ishin nën hetim në 11 vende ku sëmundja zakonisht nuk shfaqet.
Shteti australian i Viktorias regjistroi rastin e parë të lisë së majmunit, te një burrë të 30-at, i cili ishte kthyer së fundmi nga Britania e Madhe. Të premten, autoritetet shëndetësore fqinje të Uellsit të Ri Jugor thanë se kishin identifikuar një rast tjetër të mundshëm të lisë së majmunit, te një person rreth të 40-tave, i cili ishte kthyer së fundmi në Sidnei nga Evropa.
Një rast u zbulua gjithashtu në qytetin gjerman të Mynihut për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit disa javë më parë, sipas Shërbimit Mjekësor të Ushtrisë.
Autoritetet franceze konfirmuan në mënyrë të ngjashme se një burrë 29-vjeçar në zonën e madhe të Parisit ishte infektuar me virusin. Një rast i dytë u konfirmua në Belgjikë të premten, njoftoi agjencia e lajmeve “Belga”.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj