Telenews

Operacioni Brezovica: Disa lagje të Prishtinës kontrollohen nga specialët

Mëngjesi i sotëm ka shënuar nisjen e një operacioni të gjerë të kontrolleve në disa prej lagjeve luksoze të Prishtinës.

Njësi të shumta speciale janë parë në lagjen e Universitetit apo Lagjen ‘Velania’ lagje këto të njohura ku jetojnë peronat e kamur të kryeqytetit.

Prezenca e Specialëve në këtë zonë është pjesë e operacionit Brezovica. Kallxo.com mëson se të pakën 11 lokacione janë pjesë e bastisjes së gjerë e cila përpos veprimtarisë së shpëlarjes së parave ka edhe dyshime për veprimtari të fajdeve.

Në zonën ku po kryhen bastisjet përpos njësive speciale dhe atyre të krimeve të rënda është parë edhe prokurori që po e heton rastin Rasim Maloku.

Maloku në një deklaratë të shkurtër për KALLXO.com ka konfirmuar se operacioni është pjesë e hetimit të rastit Brezovica.

“Deri më tani kemi arrestuar 7 persona në këtë operacion dhe kemi sekuestruar disa prova përfshire edhe armë” ka thënë Maloku për KALLXO.com

I njëjti ka konfirmuar se gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa vetura.

Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.

Dosja ngritë dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milion euro mitos nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit.

Deri më tani prokuroria ka bllokuar prona në vlerë mbi 5 milion euro të cilat po mbahen të sekuestruara për llogari të këtij hetimi.

Të ngajshme

Rama uron 28 Nëntorin, njofton për koncertin e sotëm të Dua Lipës

KushtrimGuraj

Sot, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

KushtrimGuraj

Emocionuese: Ushtari i Kosovës këndon këngë patriotike për 28 nëntor

KushtrimGuraj