Telenews

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

Shkollimin specialistik e nisën gati 6 vjet më parë, e tash e disa muaj, mbi 35 nga ta u bën specialistë të ORL-së.

Megjithatë, punësimi i tyre nuk po ndodhë. E raportimet edhe të Klanit gjatë viteve të fundit, dëshmojnë për gjendjen e rënduar të kësaj klinike. Shumë profesionistë që kryen operacione të avancuara, tashmë e kanë braktisur sektorin publik.

Kjo klinikë aktualisht ka të punësuar veç 9 specialistë. Kurse lista e pritjes për intervenime vazhdon të mbetet e gjatë.

Për rekturtimin e specialistëve të rinj, Oda e Mjekëve të Kosovës thotë se vazhdimisht ka alarmuar tek institucionet përkatëse.

Krahas nivelit terciar, nevoja për specialist është edhe në spitalet e përgjithshme. Maksimalisht, ato kanë 2-3 ORL. Prandaj, adresa e vetme mbetët  QKUK-ja.

Disa nga specialistët e rinj, thanë për KlanKosova se nëse profesionin e tyre nuk e ushtrojnë për një periudhë,  ajo ndikon edhe në performancën e tyre më tutje.

E, nga menaxhmetit i QKUK-së thonë se po merren më këtë çështje. Megjithatë, s’kanë përgjigje konkrete.

Klan Kosova mëson se vetëm klinika e ORL-së, ka nevojë për punësimin e së paku 10 mjëkeve të rinj.

Të ngajshme

Trump do të takohet me Zelenskyy gjatë samitit të NATO-s në Ankara

Yllka Gashi

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Yllka Gashi

Horoskopi për 6 korrik

Rrezarta Ramaj