Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Slloveninë për ditën e saj të pavarësisë.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka përçuar urimet e saj dhe të popullit të Kosovës.
“Urime dita e shtetësisë, President Borut Pahor dhe të gjithë miqve tanë sllovenë dhe aleatë. Kosova vlerëson partneritetin tanë të qëndrueshëm dhe sheh drejt vazhdimit të punës për të thelluar bashkëpunimin, për t’i afruar vendet, njerëzit dhe ekonomitë tona”, ka shkruar Osmani.

