Telenews

Osmani: Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës

Me Fahrije Hoti, Shyhrete Tahirin në njërën anë, e me Vasfije Krasniqin e Elhame Muçollin në anën tjetër, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi pjesëmarrjen në Këshill të Sigurimit.

Me 4 heroinat, e para e shtetit shkoi edhe në Mbledhjen që Kombet e Bashkuara e kanë thirrur për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidentja e vendit, Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se prezenca e katër të mbijetuarave nga dhuna seksuale nga lufta e fundit në Kosovë nga regjimi serb, iu referohet si “Heroina, mbrojtëset e së vërtetës”.

Pavarësisht se takimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nisi me pak vonesë në New York, kryesuesja e takimit, e cila vjen nga Malta, tha se duhet ta prisnin pak delegacionin e Kosovës.

Dhe se burimet e presidencës kanë bërë të ditur për TV Dukagjinin se, Kombet e Bashkuara kishin bllokuar Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin  duke mos i lejuar të hyjnë në fillim edhe pse kane qenë të regjistruara. Por Presidentja, Vjosa Osmani kishte refuzuar që të hyjë në sallë pa praninë e tyre.

source

Të ngajshme

Kurti zbulon se sa qytetarë janë regjisturar deri më tani

LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve

Me kaq vite burgim dënohet Enver Sekiraqa