Telenews

PACOLLI I DHURON DY HEKTARË TOKË BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

Mbrëmë Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Zotin që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij.
“Kjo parcelë, e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame”, tha BIK-u.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani

Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Donat Hashani