Telenews

Parashikimi i motit për sot e ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë dhe me zagushi. Pasdite aktivizim masiv i atmosferës. Sipas modeleve priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ka mundësi për krijimin e ndonjë shtrëngate mjaft të fuqishme me rrebeshe shumë intensive dhe breshër (Supercell). Temperatura maksimale deri në 32 gradë Celsius, por pritet të jetë mjaft zagushi për shkak të nivelit të lartë të lagështisë relative të ajrit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell paradite, kurse pasdite me zhvillime shumë të fuqishme të vranësirave konvektive ku priten stuhi të fuqishme me shi dhe breshër sidomos në Maqedoninë Veriore dhe aty-këtu në disa vise kontinentale të Shqipërisë.

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zagushi si dhe me zhvillime intensive të vranësirave konvektive ku herë pas here lokalisht priten shtrëngata të fuqishme me shi, bubullima dhe mundësi për breshër. Në disa zona (Kosovë-Maqedoni) mund të ketë edhe probleme të mëdha me vërshime të shpejta.

Të ngajshme

Gërvalla tregon se a iu është drejtuar Kosova Serbisë për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Donat Hashani

Eksluzive: Dy të arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani