Ligjvënësit gjeorgjianë miratuan ligjin për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve” që imponon kufizime gjithëpërfshirëse për të drejtat LGBTQ.
Projektligji do të sigurojë një bazë ligjore për autoritetet që të shpallin të jashtëligjshme ngjarjet e Krenarisë dhe shfaqjet publike të flamurit të ylberit LGBTQ si dhe do të imponojnë censurën e filmave dhe librave.
Udhëheqësit e partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane thonë se është e nevojshme për të mbrojtur standardet morale tradicionale në Gjeorgji.
Aktivistët thonë se masa ka për qëllim rritjen e mbështetjes konservatore për qeverinë përpara zgjedhjeve parlamentare më 26 tetor në Gjeorgji, një vend që ka ambicie për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por për të cilin qeveritë perëndimore kanë frikë se tani po anon drejt Rusisë.

