Telenews

Pas spekulimeve e dyshimeve, Miri thotë se ka marrëdhënie shumë të shëndetshme me bashkëshorten

pas-spekulimeve-e-dyshimeve,-miri-thote-se-ka-marredhenie-shume-te-shendetshme-me-bashkeshorten

Pas spekulimeve e dyshimeve, Miri thotë se ka marrëdhënie shumë të shëndetshme me bashkëshorten

Pas spekulimesh dhe thashethemesh në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri, ka vendosur të flasë hapur për marrëdhënien e tij me partneren jashtë programit.

Banori i njohur ka biseduar me një prej banoreve të reja, duke dhënë detaje që synojnë të sqarojnë situatën dhe të shmangin keqkuptimet mes pjesëmarrësve dhe publikut.

Ai theksoi se lidhja e tij është “absolutisht e shëndetshme”, duke u shprehur se partnerja e tij e njeh mirë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar për sjelljet e tij brenda shtëpisë së BBV-së.

 Foto: Instagram

Ky pohim duket si një përpjekje për të qetësuar tensionet që krijohen shpesh nga diskutimet dhe rivalitetet mes banorëve brenda formatit.

Miri shtoi se partnerja e tij nuk është xheloze dhe ka një nivel të lartë besimi ndaj tij.

“E di karakterin tim, nuk është xheloze sepse e di si jam unë, më beson”, tha tutje.

Miri u keqkuptua nga kjo pas raportit që krijoi brenda me Selin Bollatin, për shkak të krevatit ku flenë së bashku në fillim. 

Të ngajshme

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, performon para 55 mijë fansave –

KushtrimGuraj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj

Si dukej 10-vjet më parë? Selena Gomez u përgjigjet fansave

Yllka Gashi