Telenews

PDK DORËZON KALLËZIMIN PENAL NDAJ ZRRE-SË: RRITJA E ÇMIMEVE U BË NË SINKRON ME QEVERINË

Pas dorëzimit, sekretari i PDK-së Bajrush Xhemajli tha se Qeveria nuk i mbrojtur qytetarët ndaj rritjes së çmimeve, andaj kanë bërë kallëzim penal.
“Kështu që ne kemi dalë në mbrojtje të interesit qytetar, për faktin se duhet mbrojtur në këto rrethana. Andaj kemi ngritur padi, po krahas padisë kemi bërë edhe kërkesën për pezullimin e zbatimit të rritjes së çmimeve të vendimit të ZRRE-së. Prandaj, meqë nuk është zbatuar ky aktvendim ne kemi bërë kallëzimin penal. Kjo ngritje e çmimit ka prekur qytetarët, vërtet një shtresë tepër të gjerë prej 350 mijë konsumatorëve…kështu që ne kemi dalë në mbrojtje të tyre sepse Qeveria nuk i ka mbrojtur. Qeveria është dashur pikërisht të dalë në mbrojtje dhe jo të lejojë këtë ngritje”, tha Xhemajli.
Xhemajli shtoi se Qeveria e ka bërë rritjen e çmimeve në sinkron të plotë me ZRRE-në, dhe sipas tij, kjo dëshmohet pasi mazhoranca nuk e ka ngritur zërin në Parlament.

Të ngajshme

Hoti: Qeverisja Kurti më kaotike se kurrë – shkelje kushtetuese, ministra jokompetentë dhe degradim në çdo sektor

KushtrimGuraj

Shkupi nesër brohoret fuqishëm për drejtësi, protesta për UÇK-në e “djerësit” Mickoskin

KushtrimGuraj

Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugova”

Donat Hashani