Telenews

PE – Të martën prezantohet draft-rezoluta ku kërkohet që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë në “njohje të ndërsjellë”

Në një draft-rezolutë, që do të paraqitet të martën në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, është shtuar amendamenti ku kërkohet që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve “të bazuar në njohje të ndërsjellë”, raporton mediumi serb “B92”.
Nëse kjo rezolutë miratohet “njohja e ndërsjellë” do të jetë fraza me të cilën do të përmendet njohja reciproke në dokumentet zyrtare të Bashkimit Evropian si zgjidhja e nevojshme që duhet të rezultojë në dialogun Kosovë-Serbi, frazë e cila nuk ka qenë deri më tani.
BE dialogut i është referuar vetëm si “dialog për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Deputetja e të Gjelbërve, Viola von Cramon, së bashku me deputetin liberal Klemen Groshelj dhe disa përfaqësues të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, janë autorët e numrit më të madh të amendamenteve të dorëzuara në raportin për Serbinë, veçanërisht në pjesën që lidhet me bashkëpunimin me Rusinë.
Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raporti për Serbinë do të jetë në votim përfundimtar plenar të Parlamentit Evropian në fillim të korrikut, kur do të miratohet në formën e një rezolute juridikisht jodetyruese për Serbinë.
Mes tjerash në draft-rezolutë u kërkohet “Autoriteteve serbe të angazhohen realisht në reformat e nevojshme dhe ta kthejnë vendin në rrugën e duhur të integrimit evropian, duke përmbushur kështu aspiratat evropiane të Serbisë”.
Në fokus të raportit për Serbinë këtë vit, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Beogradit që “urgjentisht” të harmonizohet me sanksionet e vendosura nga BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe e vendosi atë si një nga kushtet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e duhur. drejt integrimit evropian9

Të ngajshme

Radoniqi: 7 qershori data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valjeta Turkaj

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

Valjeta Turkaj

Investimi që kthehet në cilësi jete Drenasi Residence

Valjeta Turkaj