Telenews

Pendarovski pret talentin e ri shqiptar të matematikës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski, ka pritur në takim talentin shqiptar të matematikës, Eli Morina.
Pendarovski ka postuar një fotografi me nxënësin shqiptar ku ka shkruar se Morina është një gjeni i matematikës.
“Eli Morina është një nga nxënësit e talentuar që bën përshtypje me rezultatet e arritura. Gjeniu i matematikës ka zgjidhur detyra që në klasën e tij të katërt dhe ka ndarë njohuritë e tij publikisht përmes videove edukative në internet. I uroj shumë suksese në rrugëtimin e tij për të përsosur talentin e tij”, ka shkruar Pendarovski.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj