Telenews

PËR RAMAZAN URON EDHE KRYEPARLAMENTARI KONJUFCA

Konjufca ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit është sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë.
“Muaji shenjtë i Ramazanit është sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë. Ai nxit bujarinë, mirësinë dhe ndjenjën e bukur të solidaritetit dhe vëllazërisë. Ritualet shoqërohen me lutje të shtuara dhe përpjekje më të bashkërenduara për të dëgjuar e recituar fjalët e Kuranit të Shenjtë dhe për të jetuar një jetë etike”, tha ai.
Postimi i plotë:
Muaji shenjtë i Ramazanit është sprova hyjnore e harmonisë, dhembshurisë dhe dashamirësisë. Ai nxit bujarinë, mirësinë dhe ndjenjën e bukur të solidaritetit dhe vëllazërisë. Ritualet shoqërohen me lutje të shtuara dhe përpjekje më të bashkërenduara për të dëgjuar e recituar fjalët e Kuranit të Shenjtë dhe për të jetuar një jetë etike.
Përveç disiplinës fizike, Ramazani inkurajon edhe rritjen e detyrave intelektuale dhe shpirtërore. Agjërimi kërkon t’i nënshtrojmë pasionet tona të ulëta dhe t’i luftojmë zakonet e këqija shoqërore. Shërben gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme e përgjegjësisë sonë sociale dhe etike ndaj mbarë njerëzimit.
Në këtë mënyrë, muaji i Ramazanit ka mundësi të na afrojë edhe më shumë me Krijuesin tonë.
Le ta ripërtërijmë angazhimin dhe përkushtimin ndaj kërkimit tonë shpirtëror, që e çon secilin prej nesh kah ndriçimi shpirtëror dhe drejt përmbushjes së përgjegjësive tona, duke aspiruar virtytet më të larta.
Për të gjithë besimtarët e fesë islame dëshiroj që ky muaj i Ramazanit të jetë i frymëzimit për vepra të mira dhe i shpërblimit të sakrificës e durimit! E paqit sa më të lehtë agjërimin tuaj!

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani