Telenews

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, priten edhe 3.185 pako nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave me postë që kanë arritur në Kosovë, pa përfshirë 3185 pakot që pritet të sillen sot.

Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në faqen e KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 51.01%, me 57 ulëse në Kuvend.Pas Lëvizjes Vetëvendosje, radhitet Partia Demokratike e Kosovës

20.24 për qind me 22 ulëse, pastaj Lidhja Demokratike me 13.26 për qind duke siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.50 për qind të votave, me 5 ulëse në Kuvend.

“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404)”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi të mërkurën.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta