Telenews

Përse Mbretëresha Elizabeth II zgjodhi Kështjellën e Balmoral për të kaluar ditët e fundit të jetës?

perse-mbreteresha-elizabeth-ii-zgjodhi-keshtjellen-e-balmoral-per-te-kaluar-ditet-e-fundit-te-jetes?

Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II u nda nga jeta në datën 8b shtator të vitit 2022 në moshën 96-vjeçare.

Monarkja britanike zgjodhi që ditët e fundit të jetës t’i kalonte në Kështjellën Balmoral, e cila ndodhet në malësinë e Skocisë.

Por pse Mbretëresha zgjodhi Kështjellën Balmoral si vendin e fundit të saj?

Ky është misteri që mediat britanike por edhe ato botërore po kërkojnë t’i japin zgjidhje.

Disa nga mediat e lidhin Mbretëreshën me Kështjellën Balmoral, pasi aty ajo mendohet se ka kaluar ditët më të bukura të saj me bashkëshortin e ndjerë Princin Filip.

Ndërkohë që sipas komentatorit mbretëror Afua Hagan, Kështjella Balmoral ishte vendi i preferuar i Mbretëreshës, pasi aty ajo ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj.

Ndërsa disa të tjerë e lidhin me rëndësinë që Skocia ka për bashkimin e ishullit.

Çfarë është Kështjella Balmoral?

Balmoral është një pronë prej 50,000 hektarësh në Aberdeenshire, Skoci, që shërbeu si rezidencë private e Mbretëreshës, në vend të një rezidencë mbretërore që i përkiste pasurisë së Kurorës.

E blerë në 1852 nga Princi Albert si dhuratë për gruan e tij Mbretëreshën Victoria, kështjella aktuale u përfundua në 1856.

Mbretëresha kaloi pushimet verore atje, që datojnë që nga fëmijëria e saj.

Ajo kaloi një pjesë të muajit të saj të mjaltit me Princin Philip, i cili vdiq në prill 2021, në Birkhall, një shtëpi fshati në pasurinë Balmoral.

Princi Charles dhe Princesha Diana kaluan muajin e mjaltit në Balmoral. Gjithashtu në Kështjellën Balmoral Princat William dhe Harry mësuan për vdekjen e nënës së tyre Princeshë Dianës në vitin 1997-të.

“Është një vend … që ishte popullor me të,” tha Hagan. “Kjo është vendi ku ajo u fejua, asaj thjesht i pëlqente të kalonte verërat e saj atje, dhe në fakt, atje ajo dhe Princi Philip kaluan kohët e tyre më të lumtura. Kaq shumë foto të bukura të realizuara në atë pronë.”

Të ngajshme

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj