Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, në akademinë ceremoniale në Zadarë me rastin e 30 vjetorit të operacionit ushtarak të Maslenicës (22 janar 1993), tha se të mësuarit rreth operacioneve çlirimtare ushtarake (Maslenica, Oluja dhe Bljesak) do të përfshihet në sistemin arsimor të shkollave kroate.
“Ne do të kujdesemi që brezat e rinj të jenë të vetëdijshëm se u detyrohen atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kroacisë”, tha Plenkoviç teksa shtoi se ekzekutivi kroat do t’i kushtojë vëmendje datave të rëndësishme nga “Lufta e Atdheut”.
“Në veçanti kujtojmë të gjithë ata që vdiqën në aksion dhe familjet e tyre. Në vitet ’90 ishin të papërsëritshëm, të paharrueshëm dhe përcaktuan drejtimin e zhvillimit të vendit dhe shoqërisë sonë, dhe ushtria, policia dhe veteranët kroat janë themeli i shtetit kroat”, theksoi ai, transmeton mediumi kroat “Index“.
Lidhur me pretendimet e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, se kryeministri flet për të në bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me pjesëmarrjen e Kroacisë në ndihmën ushtarake për Ukrainën, Plenkoviç theksoi se “është e rëndësishme që publiku ndërkombëtar të dijë se ka dy Kroaci”.
“Njëra është se ajo është shumë parimore dhe e qartë dhe tjetra që ka qartë disa rezerva. A janë të vërteta apo janë simpati për Rusinë, që shpresoj jo, apo udhëhiqen nga një politikë dritëshkurtër dhe urrejtëse ndaj qeverisë”, tha Plenkoviç.

