Polici i suspenduar, Amir Hoxha, pak momente më parë ka konfirmuar se e ka pranuar vendimin për shkëputjen e kontratës nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, ai ka bërë edhe një përshkrim të gjatë dhe me detaje të tërë këtij procesi që çoi në shkarkimin e tij.
Hoxha, ishte suspenduar për shkak të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ku ankohej që deputetët kompensoheshin për shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që policëve nuk u siguroheshin as paratë për shujta.