Telenews

Policia e Kosovës me plan operativ për Ditën e Pavarësisë

Me rastin e shënimit të 18-të vjetorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Policia e Kosovës bëri të ditur se hartoi plan të veçantë operativ për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjeve të parapara dhe të festës në këtë ditë.

“Bazuar në agjendën shtetërore, ku janë paraparë aktivitete të ndryshme, ndër to edhe parakalimi i FSK-së dhe PK-së, në disa segmente rrugore të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut rrugor si në vijim:

 

Ndërprerja e qarkullimit të trafikut pritet të fillojë nga ora 07:00 në rrugët operacionale,  rruga “Fehmi Agani”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Kostra Novakoviq”, rruga Tiranës – hekurudhës në kthim njëra korsi, si dhe rruga “Robert Doll” njëra korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve për personelin e PK-së dhe FSK-së.

 

Me qëllim të shmangies së kolonave të mundshme dhe lehtësimit të qarkullimit të trafikut për aktivitetet e parapara, LUTEN qytetarët, pjesëmarrësit në trafik që të shmangin frekuentimin e këtyre rrugëve dhe të orientohen në rrugë alternative, ku për këtë do të kujdesen njësitë policore të trafikut.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me PK-në”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Javën e ardhshme nis asfaltimi i rrugës Lame–Kllokoq, investimi afro 688 mijë euro –

KushtrimGuraj

KFOR-i për Urën e Ibrit: Nuk vendosim nëse duhet të hapet apo jo –

KushtrimGuraj

Katërshja e UÇK-së në Hagë, Shoqata e të Burgosurve Politikë: Më 12 shtator të marshojmë përtej dallimeve politike –

KushtrimGuraj