Telenews

Policia konfirmon rrahjen mes profesorit dhe nxënësit në shkollën e mesme në Gjilan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rrahjen mes nxënësit dhe profesorit në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan.
Zëdhënësi Hashani tha se rasti ka ndodhur 2-3 ditë më parë, teksa palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan në mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.
Ai shtoi se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt në drejtim të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj