Telenews

Policia në ndjekje të vajzës misterioze të ekzaltuar që kërcente mbi makinën në autostradë

Policia në Spanjë është vënë në kërkim të
një vajze që i shfaqte gjoksin e zhveshur shoferëve të tjerë teksa kërcente në
bikini në çatinë e hapur të një mjeti, në një autostrade në qytezën turistike
të Marbella.

Pamjet e xhiruara nga shoferë të tjerë
tregojnë vajzën që prek të pasmet e saj thuajse të zhveshura duke tundur krahët
e saj në çatinë e makinës.

Video e xhiruar është në fakt dhe prova
kryesore e policisë për krimin e vajzës mendjelehtë,  që në disa raste vijon zbavitjen e rrezikshme
edhe kur makina Porsche Cayenne ecën me rreth 70 km në orë.

Skenat e pazakonta u shpalosën në rrugën mes
Marbella e San Pedro pranë rezortit luksoz të Costa del Sol, ‘Puerto Banus’.

Policia tha se nuk besojnë të kenë shumë
probleme për të gjetur personin e shkeljes pasi në pamjet virale shihet mirë
numri i targës së makinës.

Në video brunia misterioze e ekzaltuar, shihet
në disa momente që ul bikinin e saj duke i treguar gjoksin shoferëve gjatë
kërcimit të çmendur.

Një prej komentuesve në rrjet dënonte atë që
quante ‘turizmin e shthurrjes’, që kryesisht në Spanjë shkaktohet nga
britanikët: “Turizëm i dorës më të fundit! E vërteta nuk mund të bjerë më
poshtë se kaq”.

“Këta njerëz duket se nuk njohin kuptimin e
fjalës ‘elegancë.’ Marbella më pëlqente në vitet 90-të”.

Spanjollja Noemi Rodriguez gjithsesi shihte
anën humoristike: “Ndoshta makina nuk kishte ajër të kondicionuar.”

Ky nuk është incidenti i vetëm  këtij stili në rezortet me të rinj britanikë në Spanjë që njihen për problemet e sjelljes gjatë pushimeve.

The post Policia në ndjekje të vajzës misterioze të ekzaltuar që kërcente mbi makinën në autostradë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj

Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

Rrezarta Ramaj

I kërkuar nga Danimarka për vrasje me pagesë, ky është kosovari që u kap në Prishtinë

Valjeta Turkaj