Telenews

POLONIA GODET RUSINË, NUK I’A BLEN MË GAZIN, NAFTËN E AS THËNGJILLIN

As naftën e as gazin më polakët nuk duan ta marrin nga Rusia.
Këtë e bëri të ditur vet kryeministri i këtij vendi, ani se shumë vende evropiane po ngurojnë të marrin një vendim të tillë.
Para një fabrike të naftës, kreu i qeverise polake, Mateusz Moraëiecki prezantoi planin më radikal në Evropë për ndërprerjen e naftës,  gazit dhe qymyrit rus deri në fund të vitit.
“Duhet që më në fund në Evropë të ketë një kthjellim të lart, sepse kur të tjerët në Evropë e shikonin Rusinë si një partner biznesi, ne e dinim që Rusia përdor gazin, naftën, por mbi të gjitha gazin, si një mjet shantazhi” deklaroi  Mateusz Moraëiecki, kryeministër i Polonisë
Se do të pavarësohen nga këto produkte ruse gradualisht u zotua ditë më parë edhe presidentja e Komisionit evropian, Uruslua Von der Lejen, ndonëse disa vende anëtare e kundërshtuan.
Pos mungesës e së gazit e naftës, lufta ka bërë që evropianët të rrezikohen edhe nga mungesa e ushqimit. Anije të shumta me grurë janë bllokuar nga rusët në Detin e Zi
Ukraina dhe Rusia përbëjnë një të tretën e eksporteve globale të grurit dhe elbit.
E prodhimtaria e tyre u bë e pamundur për shumë fermer ukrainas.
“Disa fusha janë të minuara ose të bombarduara. Është e rrezikshme. Ne parashikojmë që do të ketë një reduktim të zonave të prodhimit në rajonet jugore dhe qendrore të Ukrainës deklaroi Tetyana Hetman, drejtore e bujqësisë në rajonin e  Lviv
Ata janë gjithashtu eksportuesit kryesorë të drithërave të tjera dhe vajit të farave të lulediellit që përdoren për gatim dhe përpunim ushqimor.
Madje Ukraina e  shqetësuar për mungesë të  ushqimin për popullin e saj  ka kufizuar eksportet e tërshërës, grurit, sheqerit, kripës, thekrës dhe mishit.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta