Telenews

Prattipati nderohet me fanellën e Kosovës me numrin 250 nga Federata e Futbollit

E Ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është nderuar me një fanellë të ekipit kombëtar të Kosovës me numrin 250, për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Ambasada amerikane në Kosovë falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për këtë gjest simbolik, duke e cilësuar atë si një shprehje të miqësisë së fortë ndërmjet dy vendeve.

“Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gjest domethënës dhe për festimin e miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Kurti e Çitaku takohen në Qeveri

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Suharekë, policia tregon çka gjeti në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi edhe sot në vizitë te familja, EULEX-i bllokon rrugën deri në daljen e tij nga selia

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…