Telenews

“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendhsme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, mbi spastrimin etnik të Kosovës.

Në një bisedë për “Euronews Albania”, ai ka kërkuar një reagim më të madh nga Shqipëria.

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë”, tha Sveçla në këtë intervistë.

Ai shtoi se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv.

“Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e grupit të miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha ministri në detyrë i Brendshëm.

Të ngajshme

5 prokurorë dhe 15 staf mbështetës serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

Rrezarta Ramaj

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Rrezarta Ramaj

Shakira mesazh për Messin

Rrezarta Ramaj