Telenews

PRESIDENTJA OSMANI E FTON NË KOSOVË PËR RAPORTIM AMBASADORIN BERISHAJ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Ministria e Jashtme që ambasadorit Martin Berishaj t’i kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni.
Tutje në njoftim, presidenca ka thënë që ambasadori të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën.
“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që Ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër”, thuhet në njoftim.
“Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z. Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”.

Të ngajshme

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Donat Hashani

Abdixhiku tallet me Kurtin, thotë se sikur Vali Corleones edhe Kurti nuk po i thuhet puna e mbarë

Donat Hashani

Avni Dehari thotë se në propozimin evropian duhet të përmenden edhe shqiptarët e Luginës

Donat Hashani