Telenews

Presidentja Osmani: Ta mbajmë gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë luftën e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën e solemne në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, u shpreh se duhet mbajtur gjallë kujtesa për sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë luftën e UÇK-së.

Ajo u shpreh se nuk thuhet kot se popujt të cilët e harrojnë historinë e tyre, rrrezikojnë t’i nënshtrohen përsëritjes së saj.

“Sikurse se dëshmohet në histori, një çerek shekulli nuk është shumë i gjatë në jetën e popujve e të shteteve, mirëpo ai mund të tingëllojë i gjatë nga pikëvështrimi kohor, prandaj është shumë e rëndësishme për ta mbajtur të gjallë kujtesën për rrugën tonë, nuk thuhet kot se popujt të cilët e harrojnë historinë e tyre, rrezikojnë t’i nënshtrohen përsëritjes së saj”.

“Prandaj, ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së, të cilën ata e bënë për vendin. Ne duhet ta ruajmë kujtesën për rezistencën e kësaj familje të prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, por edhe sakrificën e një populli të tërë, si pjesë  të historisë sonë të dhimbshme”, u shpreh ajo.

Tutje, Osmani tha se ne e fituam lirinë, sepse, siç u shpreh ajo, e njohëm peshën e saj për shekujt, përcjell Telenews.al.

“Ne e fituam lirinë, sepse e njohëm peshën e saj për shekujt, duke u përballur shpesh me mungesën e saj për shkak të mësymjeve të ndryshme ndaj nesh, por ne e fituam atë edhe sepse edhe në rrethana të vështira historike ne qëndruam e përballuam dhimbjen e luftuam të bindur në fitoren përfundimtare, lirinë sikur dihet e fitojnë ata popuj e ato vende që besojnë vërtetë në të dhe që janë gatshëm t’i bëjnë ballë secilës sakrificë për ta arritur këtë, ne që e kemi provuar shtypjen e dimë më së miri këtë”, u shpreh tutje ajo.

Të ngajshme

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj

PDK me mesazh para seancës për Specialen: Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!

Rrezarta Ramaj

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj